UBT

Veteranët e luftës akuzojnë Hazirin e Kurteshin,mbrojnë Mustafën

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga viti 2008 e këndej kur komuna e Gjilanit udhëhiqet nga Qemajl Mustafa, nuk ka familje të dëshmorëve që ka mbetur pa ndonjë investim simbolik, nuk është kursyer asnjëherë përkrahja financiare për OVL.

Veteranët e luftës në Gjilan janë ndier të zhgënjyer dhe të befasuar nga deklarata e Lutfi Hazirit se gjoja Qemajl Mustafa nuk është përkujdesur për shoqatat e luftës. Ahmet Daku kryetar i OVL në një reagim të tij publik ka dhënë shumë argumente për mospërkrahjen nga ana e ish dy kryetarëve Lutfi Haziri dhe Ismajl Kurteshi.

Në reagim thuhet se brengosja e juaj si ish Kryetar të Komunës (Haziri e Kurteshi) që keni qenë dikur për veteranët e luftës në këtë kohë është tepër e pa sinqertë dhe në bazë të asaj që ju thoni në opinion del që nuk jeni të informuar aspak me rrjedhat dhe ngjarjet e ndryshme që po ndodhin në Komunën e Gjilanit.

Për neve në OVL, reagimet e juaja kanë qenë befasi pasi që njërit prej ish kryetarëve të kaluar i ka ra ne mend pas 12 viteve të brengoset për veteranët e luftës. Ne e dim dhe nuk e kemi harruar kohen tuaj zoti Haziri kur keni qenë në pushtet. Ndërsa zoti Kurteshi, me gjithë respektin që kemi për ju si njeri i mirë, nuk i bëni nder vetës në plan të parë, nëse merreni me fjalët që i dëgjoni rrugëve e që nuk vini të konsultoheni dhe të njoftoheni me statusin aktual të shoqatës, dhe të veteranëve..

Kryetari Qemajl Mustafa, nëse nuk e keni ditur po ju njoftojmë që ka lidhë kontratë me OVL sikur që ka lidhe kontratë edhe me qytetarin dhe kjo kontratë ende është në fuqi pasi që me ardhjen e tij në pozitën e Kryetarit të Komunës, ne si OVL kemi pas përkrahje të vazhdueshme dhe premtimet qe na i ka dhënë si kandidat për kryetar i ka realizuar të gjitha, madje ka bëre edhe më shumë.

Për të mos e thënë ndryshe, edhe kryeministri Thaçi ka qenë mirënjohës kur ka dëgjuar se kryetari Mustafa nuk i ka lenë jashtë përkujdesjes dhe përkrahjes financiare dhe materiale familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇPMB-s dhe UÇ-Kombëtare, të cilët jetojnë në Gjilan.

Eco Higjiena

Qemajl Mustafa si kryetar i komunës është në përfundim të realizimit të projektit të Qendrës Memoriale, (projekt i cili në mungesë të fondeve është vonuar ne kohë), por kryetarët para zotit Mustafa nuk kanë bërë asgjë në ketë drejtim, bile zoti Haziri dhe të tjerët nuk kane qenë në gjendje t`i shtrojnë 500 m rrugë deri tek varrezat e dëshmorëve.

Në kohën para Qemajl Mustafës, kohë e cila për ne ka qenë shumë e vështirë, veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve kanë qenë kategoria më e shkelur e shoqërisë, ndërsa tani është e kundërta.

Nga viti 2008 e këndej kur komuna e Gjilanit udhëhiqet nga Qemajl Mustafa, nuk ka familje të dëshmorëve që ka mbetur pa ndonjë investim simbolik; nuk është kursyer asnjëherë përkrahja financiare për OVL, dhënia e parkingjeve ka qenë ndihme e madhe për OVL, shënimet e përvjetorëve gjithmonë përkrahen nga kryetari, rregullimi i busteve të dëshmorëve është bërë me mjetet e siguruara nga kryetari Mustafa, emërtimet e shkollave me emrat e dëshmorëve të UCK-së janë bërë pas ardhjes së Mustafa në krye të komunës, rregullimi i Qendrës Memoriale po bëhet nga qeverisja e Mustafa, lirimet nga taksat komunale, punësimi, dhënia e bursave, dhënia e mjeteve
financiare për ndërtimin e shtëpive të veteranëve e shumë gjëra të tjera të mira janë bërë prej viti 2008 e këndej për OVL, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.

Parkingjet, zoti Haziri dhe zoti Kurteshi, menaxhohen nga OVL UCK dhe këtë e kemi të garantuar nga Kuvendi i komunës së Gjilanit përderisa ne menaxhojmë mirë ato. Kjo kontratë i mundëson OVL-së që të blejë shërbim të menaxhimit për ta bërë racionalizimin sa më të mirë të punës rreth këtyre parkingjeve. Për çdo informacion që ju nevojitet, ne do të ju njoftojmë me shumë dëshirë në zyret e OVL-së, e aq më mirë do të ishte të na vizitoni ndonjëherë.

Prandaj ne OVL UCK i jemi mirënjohës shumë kryetarit të komunës Qemajl Mustafa për trajtimin e dinjitetshëm që i ka bërë dhe vazhdon t` bëj këtyre kategorive të dala nga lufta e UCK-së përfundon reagimi i nënshkruar nga Ahmet Daku./rajonipress/