Mobi Casa

Vetëm qytetarët mund t’i rrëzojnë oligarkët

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Analistët shpresojnë se do të ndodhin ndryshime, pasi qytetarët janë vetëdijesuar, duke kërkuar edhe masa penale kundër atyre që kanë keqpërdorur pushtetin dhe kanë kryer vepra të ndryshme kriminale.

Regjimi kriminal i ka shtrirë rrënjët thellë

Momenti i fundit për të reaguar para anarkisë

Analistët shpresojnë se do të ndodhin ndryshime, pasi qytetarët janë vetëdijesuar, duke kërkuar edhe masa penale kundër atyre që kanë keqpërdorur pushtetin dhe kanë kryer vepra të ndryshme kriminale

Protestat e fundit pas skandalit, ‘Pronto’, të një grupi qytetarësh, ani pse në numër të vogël, sipas analistëve ato mund të kthehen në shembull dhe të japin sinjalin se qytetari mund të ketë forcë që të aktivizohet për të ndryshuar partitë dhe rrjedhimisht për ta shpëtuar demokracinë e për ta kthyer shtetin në rrugën e zhvillimit dhe përparimit, duke u liruar kësisoj nga oligarkët e korruptuar dhe mashtrues.

FITORJA

Njohësi i së drejtës dhe të gjitha proceseve të deritanishme politike në vend prof. Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se forca e qytetarit të Kosovës, që me mjete demokratike të ndërrojë gjendjen në Kosovë, e cila është preokupuese si në kaluarën, por edhe në të tashmen dhe të ardhmen, varet te ndërrimi i pushtetarëve si gjithkund në botë, teksa, sipas tij, në këtë drejtim, siç tha, është vota si mekanizëm kryesor që të ndërrohet i tërë pushteti shtetëror në kuptimin e njerëzve që e përbëjnë atë. Sipas tij, edhe te ne ndodh që vota të mos ketë ndikim, pasi ajo keqpërdoret, manipulohet nga pushtetarët e partive të ndryshme politikr që janë në pozitë.

Vota e kompromentuar

“Por, për momentin nuk e shoh rrugën e parë, atë të votës, e cila do të ishte ajo që të ndërronte pushtetarët në Kosovë, për arsye se së pari ata kanë arritur që nëpërmes punësimit të tyre, të anë- tarëve, militantëve të partive politike, në këtë rast PDK-së, dhe kohën e fundit edhe LDK-së, si në administratën publike, në arsim, shkencë e kulturë, etj., dhe po t’i shtohet kësaj edhe policia e gjykatat etj., dhe kësisoj në këtë mënyrë t’i sigurojnë një numër mjaft të madh të votave që në çfarëdo situate partitë e tilla për të qenë fituese”, ka thënë Kelmendi.

Ai më tej ka nënvizuar se kjo është parë, por po shihet çdo ditë edhe përmes incizimeve të fundit ‘Pronto’, që dalja në shesh e këtyre manovrimeve të ndryshme politike për punësim do të forcojnë interesin e qytetarëve, derisa qytetari, siç tha, ka filluar ta kuptojë pozitën e vet, dhe të kuptojë se me të vërtetë është i manipuluar skajshmërisht nga ana e partive të tilla në pushtet. “Besoj se nëpërmes organizimit të protestave të fundit ndaj aferës, ‘Pronto’, por edhe dalja në shesh edhe më tutje e manovrimeve të ndryshme që i kanë bërë qeveritarët, qytetari gradualisht po dëgjohet, duke kuptuar se duhet të protestojë, të organizohet e të shpalosë pakënaqësisë dhe po ashtu të bëjë presion te qeveria që të ndalë rrugën e tillë dhe njëkohësisht t’i japë mundësinë atij që ta thotë fjalën e vet përmes votës së lirë”, theksoi ai.

Në këtë drejtim, Kelmendi shpreson se do të ndodhin ndryshime dhe do të arrihet kontributi, pasi qytetarët janë vetëdijesuar duke kërkuar nga pushtetarët edhe masa penale kundër atyre që kanë keqpërdorur pushtetin dhe kanë kryer vepra të ndryshme penale./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.