Vetëm një pikë për Valencian dhe Shkodran Mustafin
Valencia e Shkodran Mustafit është ndaluar në barazim 0:0 në udhëtim te Rayo Vallecano, në ndeshjen e xhiros së parë në La Liga.
Ashtu siç pritej, Mustafi filloi nga minuta e parë takimin, ndërsa ishte vendimtare me ndërhyrje në disa raste, duke e shpëtuar Valencian në pranimin e golave.
Valencia javën e ardhshme e pret Deportivo La Corunan./Indeksonline/


