Vetëm gjykata mund të ndryshojë vendimin për shtrenjtim të rrymës

Qytetarët e Kosovës këtë dimër do ta kenë energjinë për rreth 10 për qind më shtrenjtë se dimrin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Rregullatori i Energjisë thotë se nuk do të anulojë vendimin për shtrenjtim të energjisë elektrike prej 5.18 për qind.
Në përgjigjen që Rregullatori ia ka kthyer Komisionit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike thuhet se anulimin ose ndryshimin e vendimit për rritje të tarifave mund ta bëjë vetëm Gjykata Kompetente dhe jo Kuvendi.