Hidromorava

Vetëm Demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini ka shprehur se nëse Kosova do të ratifikojë marrëveshjen e shënimit së vijës kufitare me Malin e Zi, do të ndodhë liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian (BE). Sipas saj kushti tjetër i luftimit të korrupsionit është kusht i vazhdueshëm dhe nuk do ta pengojë liberalizimin në një miratim të mundshëm të Demarkacionit.

“Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor ballafaqohen me një shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, porse të gjithë kanë lirinë e lëvizjes me shtete anëtare të Shengenit. Prandaj, mendimi i disave se nuk do të ketë liberalizim pa përfunduar lufta kundër korrupsionit nuk qëndron, sepse kjo luftë është permanente dhe kërkon kohë tha Emini për Indeksonline.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthimin në Kuvend të Projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi brenda dy javëve të ardhshme për arsyen që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.

ARKATANA

Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu tha dje për Gazetën Express se “Natyrisht se ne jemi, gjithashtu, shumë të interesuar që t’i respektojmë afatet kohore që ndërlidhen me punën e subjektet përkatëse në Bruksel rreth kësaj çështjeje, me qëllimin që Demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet sivjet”.

Po ashtu, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar në një emsion debati ka ripërsëritur edhe njëherë se Demarkacioni duhet të miratohet për vizat. Ai tha se kundërshtarët e Demarkacionit për veten e tyre i kanë vizat.
“Demarkacioni është i drejtë dhe nëse nuk kalon dhe ndikohet kjo vendimmarrje nga provincializmi lokal dhe patriotizmi i rrejshëm, për Kosovën nuk do të ketë liberalizim vizash. Ndërsa, ata që po e pengojnë këtë proces për vete e familjet e tyre kanë viza”, ka thënë Thaçi.

Megjithatë, opozita nuk ka ndryshime në qëndrimin e saj kundër këtij versioni të Demarkacionit. Pavarësisht se kanë ende ftesë publike nga kryeministri Mustafa për të dialoguar në zgjidhjen e një konsensusi, opozita nuk pranon dialog dhe insiston që të kthehet në pikën zero kjo Marrëveshje. Dështimi i miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi do të sjellë që kosovarët akoma të presin me muaj për një termim dhe të rrinë në radhë të gjata para ambasadave për një vizë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.