UBT

Vetëm 23 mijë biznese, të fiskalizuara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Avdullah Hoti, ministër i Financave, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, thotë se numri i përgjithshëm i bizneseve të fiskalizuara deri më tani arrin mbi 23 mijë. Ai premton se gjatë këtij viti do t’i rrisin aktivitetet në fiskalizimin e bizneseve.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, bën të ditur se deri më tani janë fiskalizuar 23,385 biznese, ndonëse vlerësohet se janë mbi 50 mijë biznese aktive në vend. Megjithatë, numri një i financave në Kosovë thotë se gjatë këtij viti do t’i rrisin aktivitetet në fiskalizimin e bizneseve. Gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ministri Hoti ka folur edhe për rritjen prej 25% të asistencës sociale, rritjen e pensioneve, si dhe për milionat e ndara për investime kapitale. Sipas Hotit, MSA-ja e bën tregun e Kosovës pjesë të tregut evropian në një periudhë afatmesme.

Uji Dea

“Kuvendi ka aprovuar Buxhetin për vitin 2016 në linjë të plotë me objektivat e Qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe stabilitet buxhetor dhe të harmonizuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Me buxhetin e vitit 2016 është rritur për 25% asistenca sociale për rreth 27 mijë familje që janë në këtë skemë. Është rritur për 34% buxheti për skemat e pensioneve të financuara nga shteti përreth 40 mijë pensionistë kontributdhënës. Është ndarë buxhet i mjaftueshëm për kompensimin e rreth 80 mijë të punësuar në sektorin publik për gjithë vitin, që është një kosto prej 40 milionë eurosh”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.