UBT

Veselit i vjen paralajmërimi ‘tronditës’: Ja pse zgjedhjet do të jenë goditja përfundimtare

/ 3 minuta lexim
HW

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të cilat do të mbahen si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, analistët politikë thonë listat zgjedhore do të jenë përplot me njerëz të cilët janë të akuzuar për krime të ndryshme dhe gjenden në procese gjyqësore.

“Janë përgjimet e klanit “Pronto” ato që i dhanë vulën nepotizimit dhe korrupsionit, punësimeve familjare dhe partiake në të gjitha institucionet e shtetit, përfshirë të dyja nivelet e qeverisjes. Si pasojë e kësaj, këto zgjedhje pritet të jenë goditja përfundimtare për Kadri Veselin dhe PDK-në për gjitha të këqijat që ia ka sjellë Kosovës dhe jo vetëm”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të cilat do të mbahen si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, analistët politikë thonë listat zgjedhore do të jenë përplot me njerëz të cilët janë të akuzuar për krime të ndryshme dhe gjenden në procese gjyqësore.

“Edhe në këto zgjedhje sikurse në ato paraprake, në listat e partive politike do të ketë njerëz me dosje, të akuzuar dhe përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar. Numri i të akuzuarve në lista varion prej madhësisë së subjektit dhe jetëgjatësisë në qeverisjen e vendit, sikurse që varion shumë edhe prej “muskujve” partiak”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Florim Zeqa.

Sipas tij, këto zgjedhje do të jenë goditja përfundimtare për Kadri Veselin dhe PDK-në, siç thotë Zeqa për gjitha të këqijat që ia ka sjellë Kosovës.

FIDANISHTJA

“Deklarimet e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se “do ta ndal korrupsionin”, të kujtojnë “ujkun në lëkurë qengji”. Është pikërisht partia e tij, pra PDK-ja ajo që ka instaluar korrupsionin dhe nepotizmin në çdo institucion në Kosovë.

Janë përgjimet e klanit “Pronto” ato që i dhanë vulën nepotizimit dhe korrupsionit, punësimeve familjare dhe partiake në të gjitha institucionet e shtetit, përfshirë të dyja nivelet e qeverisjes. Si pasojë e kësaj, këto zgjedhje pritet të jenë goditja përfundimtare për Kadri Veselin dhe PDK-në për gjitha të këqijat që ia ka sjellë Kosovës dhe jo vetëm”, shton Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Për fund, ai thotë PDK-ja është përgjegjëse po korrupsionin dhe nepotizmin e instaluar në Kosovë.

“Edhe pse jo përgjegjëse e drejtpërdrejt, nga PDK-ja është shpërndarë edhe në partitë tjera virusi i korrupsionit dhe nepotizmit, i hajnisë dhe kapjes së shtetit. Ku më pak, e ku tjetër më shumë, sot pothuajse në të gjitha partitë politike ka të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Bazuar në aferat e shumta korruptive dhe rastet skandaloze të abuzimit me buxhetin e shtetit për këto 11 vjet, nga këto zgjedhje do duhej të dilnin të ndëshkuara të gjitha partitë politike që kanë qeverisur me vendin”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.