Mobi Casa

Veseli viziton lagjet e Prishtinës – diskuton me banorët për legalizimin e shtëpive dhe banesave të tyre

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar të shtunën disa lagje të Prishtinës për të shpalosur para qytetarëve për projektin e tij për legalizimin e 350 mijë shtëpive e banesave që ende nuk kanë leje e fleta poseduese, duke e mbajtur kështu të bllokuar kapitalin e qytetarëve që arrin në rreth 10 miliard euro.

Gjatë vizitës që i bëri lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, kreu i PDK-së u njoh nga banorët me problemet e shumta që u janë shkaktuar deri tani nga pamundësia e legalizimit të pronave të tyre, ndërsa i kanë treguar se ato nuk mund t’i përdorin as për kredi hipotekare por as për ndonjë gjë tjetër.

Veseli tha se brenda dy viteve të qeverisjes së tij do të legalizohen të gjitha ndërtimet të cilat nuk e cenojnë pronën publike, me vetëm 1 euro për metër katror, ndërsa me këtë buxhet ai tha se do të investohet në kushtet përcjellëse të banimeve, si në kanalizime, ujësjellës dhe gjelbërim të lagjeve. “Janë 350 mijë ndërtime në gjithë Kosovën të cilat presin legalizimin. Janë diku rreth 10 miliardë euro të cilat janë të bllokuara, të cilat janë burim konflikti, burim i korrupsionit dhe nuk i sjellin asgjë të mirë Kosovës. Kjo traditë e ndërtimeve pa leje ka qenë që nga koha e pushtuesit serb. Por tani jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe ka ardhur koha ti jepet fund kësaj pjese. Do të legalizohen të gjitha pronat që janë për tu legalizuar, pra rreth 99 përqind. Por përjashtim do të bëjnë pronat e të fortëve të cilët kanë ndërtuar ku kanë dashur dhe në prona publike e në mes të rrugës, atyre nuk do t’u legalizohen”, tha Veseli.

GRANDEMALL

Pas vizitës në lagjen Kodra e Trimave, kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi lagjen në Rrugën B në Prishtinë ku jetojnë mijëra banorë të cilët kanë blerë banesat e tyre por të cilat nuk kanë fleta poseduese dhe nuk mund t’i shfrytëzojnë ende për asgjë, jashtë banimit. Gjatë ecjes në këtë lagje, Veseli takoi edhe arkitektë e inxhinierë me përvojë pune, të cilët i treguan për degradimin urban që është bërë në Prishtinë nga mos kontrolli i Komunës gjatë ndërtimeve, duke mos lënë askund hapësira të gjelbra për rekreacion, kënde për lodra fëmijësh, për pensionistë dhe ambient publik për qytetarët.

Veseli tha se në qeverisjen e tij brenda më pak se dy vitesh të gjithë qytetarët do të pajisen me fletat poseduese të banesave dhe shtëpive të tyre, ndërsa për procesin e legalizimit ai tha se do të angazhohen të gjitha institucionet përkatëse dhe arkitektë e inxhinierë me përvojë urbanistike.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.