UBT

Veseli vendos për zgjedhje të parakohshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kosova do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Pasi që, sipas analistëve, LDK-ja nuk dëshiron që ta ndërpresë mandatin qeverisës deri në vitin e ardhshëm.

Dritën jeshile për zgjedhje së fundi e dha edhe vetë kryeministri Mustafa, duke u shprehur i bindur se vendi do t’u nënshtrohet zgjedhjeve nëse nuk kalon Demarkacioni. Por përkundër kësaj deklarate, në Qeverinë e vendin insistojnë se koalicioni PDK-LDK-LS do t’i shkojë deri në fund mandatit edhe nëse nuk ratifikohet Marrëveshja për Demarkimin e Kufijve me Malin e Zi. Në anën tjetër, në PDK thonë se nëse ka zgjedhje ato do të mbahen pas atyre lokale.

Hidromorava

Kurse ajo që vazhdon të insistojë për zgjedhje të parakohshme është opozita, e cila beson se mocioni i mosbesimit do ta rrëzojë Qeverinë Mustafa. Ndryshe, analistët vlerësojnë se vendi do t’i nënshtrohet zgjedhjeve vetëm me lejen e Veselit. Sipas tyre, ajo që nuk ka interes të shkojë në zgjedhje është LDK-ja, kurse siç thonë ata, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve vështirë se do të ketë proces zgjedhor të parakohshëm.

Njohësi i çështjeve politike, Dimal Basha, vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë në dorë të kryekuvendarit Veseli. “Duke marrë parasysh se LDK-ja nuk ka interes të shkojë në zgjedhje tani, unë besoj se Veseli do të mbetet aktori kryesor që do të vendosë nëse Kosova do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Basha. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.