UBT

Veseli: Ushtria e Kosovës me model amerikan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po i bën ShBA-së në prag të vendimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ka vizituar sot Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit ushtarak dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Veseli ka parë nga afër edhe pajisje ushtarake amerikane të cilat do të jenë edhe pajisje të Ushtrisë së Kosovës.

“Po e bëjmë Ushtrinë e Kosovës. Po e bëjmë ushtrinë e paqes, stabilitetit, të fuqizimit të partneritetit me SHBA-të. Ajo çfarë i duhet Ushtrisë së Kosovës është profesionalizmi që e ka Ushtria Amerikane. I duhen këto pajisje të jashtëzakonshme që i pamë dhe disa prej tyre do të jenë pajisje të Ushtrisë së Kosovës. Do ta vazhdojmë këtë partneritet. Ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e stabilitetit në rajon, ajo do të jetë pjesa më krenare e Kosovës, dhe do të jetë në partneritet me aleatët tanë” tha Veseli në një intervistë për RTK-në.

Uji Dea

Sipas tij përvoja e Ushtrisë Amerikane do të jetë në Ushtrinë e Kosovës.

“Kjo vizitë është e jashtëzakonshme, Garda e Iowa-s, është ndihmesë për Kosovën. Nga vizita jonë del mesazhi që kjo ushtri është e paqes, kemi garancinë e ShBA-së. Të gjithë ata zëra që janë skeptik le ta harrojnë. Ushtria jonë do të fuqizohet sepse është në krah me ShBA-në”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.