UBT

Veseli u premton biznesmenëve: Plani Kundër Korrupsionit do të krijojë kushte më të favorshme për bizneset

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, para qindra biznesmenëve ka shpalosur Planin Ekonomik të PDK-së.

Ai ka shprehur mirënjohje për iniciativën, guximin, punën, talentin dhe inovacionin e biznesmenëve, të cilët ka thënë se janë motori i rritjes ekonomike të Kosovës dhe gjeneratorët e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë. “Në qeverisjen e ardhshme nuk do t’ju ngarkojmë me asnjë tatim të ri dhe nuk do ti rrisim tatimet ekzistuese. Përkundrazi do jua bëjmë punën më të lehtë e do ju ndihmojmë të keni sukses përmes lirimeve, investimeve publike, iniciativave financiare dhe eliminimit të burokracisë. Po flas për një strategji vendimesh e veprimesh konkrete. Kosova nuk mund të përmirësojë çdo sektor në një moment, por mund të ketë disa prioritete kryesore strategjike. Duke marrë për bazë përparësitë dhe mangësitë e veta. Prioritet kryesor do të jetë ekonomia prodhuese dhe punësimi, dhe këtë askush nuk mund ta bëj më mirë se sektori privat, ndërmarrësia”, ka thënë Veseli.

Uji Dea

Programi i tij, ai ka thënë se bazohet në një ekonomi të dijes dhe inovacionit që implikon ndërmarrësit, në kërkim, zhvillim dhe pjesën akademike. “Paralelisht me to do të ketë politika sociale aktive. Për të arritur të gjitha këto, parakusht është instalimi i sundimit të ligjit. Për këtë arsye prioriteti imi parë është Lufta Kundër Korrupsionit dhe nepotizmit. Kjo luftë do e ndalojë konkurrencën jolojale, garanton mundësitë e barabarta, ndalon vonesat e zvarritjet të çështjeve komerciale”, ka thënë ai.

Një ndër pikat e këtij plani, Veseli ka thënë se është krijimi i Gjykatës Komerciale, si një institucion gjyqësor i specializuar, profesional, i përshtatur për tu ardhur në ndihmë bizneseve, duke zgjidhur në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë të gjitha kontestet ekonomike. Sistemi i drejtësisë i reformuar falë këtij plani, sipas Veselit, do të garantojë paprekshmërinë e pronës dhe zbatueshmërinë e kontratës, duke krijuar një klimë biznesi të drejtë, transparente, të sigurt dhe të parashikueshme.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.