Veseli tregon arsyen e shtyrjes së demarkacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se shtyrja e procedimit të demarkacionit për votim, ka të bëjë me qëllimin për ta arritur një konsensus të gjerë rreth kësaj çështjeje, raporton zëri.info.
“Nuk ka asgjë te jashtëzakonshme. Është çështje që ka nevojë për një konsensus të gjerë nacional. Shtyrja e procedimit në seancë nuk është mungesa, por qëllimi për arritjen e konsensusit”, deklaroi ai pas mbledhjes.
Veseli më tej, u zotua se nuk do te lejojë që kjo marrëveshje të bëhet pikë e konfrontimit.
Gjatë fjalës së tij, i pari i kuvendit tha se është duke ecur me hapa të sigurte sa i përket demarkacionit.
“Jemi duke lëvizur dalëngadalë, por me hapa të sigurte”, shtoi ai.
Kurse, duke folur rreth vizitës së nesërme të kryeministrit të Malit te Zi në Kosovë, Veseli tha se pret të konfirmohet partneriteti mes dy vendeve./Zëri