Uji Dea

Veseli: Të intensifikohet komunikimi me BE-në për heqjen e vizave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të intensifikojnë komunikimin me Bashkimit Evropian që sa më shpejt të hiqen vizat.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar edhe institucionet e BE-së që deri më tash kanë përkrahur këtë proces dhe kanë njohur plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës.

BE-ja pritet që në qershor të merr vendimin për heqje të vizave, por hyrja në fuqi e lëvizjes së lirë nuk dihet ende se kur do të ndodhë, gjatë këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm.

ARKATANA

“Falënderoj institucionet e Bashkimit Europian, eurodeputetët, për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Institucionet e Kosovës nuk duhet ndalur punën deri në përmbushjen e së drejtës bazike dhe meritore për të lëvizur lirshëm në Europë.

Si Kuvend, kemi filluar një iniciativë që ka gjetur mbështetje nga institucionet e vendit dhe nga shtetet anëtare të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, por këtu nuk përfundon i gjithë obligimi ynë. Në këta muaj vendimtarë, ne duhet të vazhdojmë përmbushjen e agjendës sonë europiane, ndërsa komunikimi me të gjitha institucionet e BE-së dhe çdo mekanizëm tjetër ndikues në këtë proces duhet të intensifikohet”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.