Besian Mustafa tregon nëse LDK do ta votojë Limajn për kryetar të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka treguar nëse LDK do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.
Ai potencoi se LDK nuk do të votojë, pavarësisht se kush është emri.
“Pavarësisht se kush është emri, LDK nuk do të votojë për të. Nuk është e çuditshme, nëse si parti politike nuk je pjesë e marrëveshjes politike, nuk ke arsye të votosh”, tha Mustafa, për Klan Kosova.
Ndërkaq, ai shtoi se LDK nuk mund të bëhet bashkëpjesëmarrëse në shkeljen ligjore për ta votuar raportin e komisionit që sipas tij është antikushtetues.
“Nëse duhet që dikush të zhbllokojë këtë nyje është të gjithë ministrat që janë certifikuar si deputetë dhe dëshirojnë ta ushtrojnë detyrën e deputetit. Nëse z.Murati nuk dëshiron ta ushtrojë detyrën si deputetë është në rregull, nuk ka nevojë për dorëhëqje. Por nëse këta anëtarë të qeverisë, kryeministri, zv. Kryeministrat dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë dëshirojnë që ta ushtrojnë detyrën e deputetit ata duhet ta zhbllokojnë ghithë proce3sin duke dhënë dorëheqje”, tha Mustafa.