Fundamenti

Veseli synon të luajë në Premier League

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Manchester – Ka një numër të madh skuadrash që kanë shprehur interesim për mbrojtësin kosovar Frederic Veseli, që kohë më parë është larguar nga Manchester Unitedi, njofton “Sky Sports” të shtunën. Mbrojtësi i U-21 të Zvicrës iu pat bashkuar Menjus nga rivali lokal Manchester City në muajin janar të vitit të shkuar, por është liruar pas skadimit të kontratës.

Një numër i ekipeve nga Bundesliga dhe Serie A po interesohen për Veselin, por ky i fundit është i vendosur të mbetet të Angli. Kështu thotë agjenti i tij, Adam Bouskouchi.

“Fredi dëshiron të qëndrojë në Angli, pasi është këtu prej vitit 2008 dhe ndihet i gatshëm për të gjetur vend në ekipin e parë të ndonjë klubi”, është shprehur Bouskouchi. “Ka shumë klube që kanë shprehur interesim për të dhe besoj se shumë shpejt do të vendosim për të ardhmen e tij. Tash për tash, po i analizojmë të gjitha ofertat”.

KKVITI

Crystal Palace, Birmingham City, Middlesbrough dhe Wigan Athletic janë skuadra që garojnë në Championship dhe të cilat njëherit e kanë konfirmuar edhe interesimin e tyre për Veselin. Mirëpo, sipas agjentit të tij, Veseli do të pret deri në momentet e fundit për shkak se po e shikon mundësinë të bëhet pjesë e ndonjë ekipi të Premier League.

Veseli ishte pjesë e ekipit të parë te Menjus gjatë fazës përgatitore në Afrikën e Jugut para fillimit të edicionit të fundit. Mirëpo, në kampionat dhe garat tjera nuk e regjistroi asnjë paraqitje për Manchester Unitedin.(koha)