FIDANISHTJA

Veseli s’ka rival

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kadri Veseli do të jetë i pakonkurrencë për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së në konventën e jashtëzakonshme më 7 maj. Deri më tani asnjë kandidat nuk ka shprehur interesim për ta sfiduar aktualisht ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë më të madhe në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës po i bën përgatitjet intensive për mbajtjen e konventës së jashtëzakonshme më 7 maj.

Në këtë konventë pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së, pas 17 vjet të udhëheqjes nga Hashim Thaçi, i cili ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes president i Kosovës.

Kadri Veseli, aktualisht ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, pritet që të zgjidhet në krye të PDK-së, pa probleme dhe pa kundërkandidat. Në PDK thonë se ende nuk kanë asnjë kërkesë nga ndonjë kandidat që ka shfaqur ambiciet për të qenë kryetar i kësaj partie.

Eco Higjiena

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, thotë për gazetën “Zëri” se ka dhjetë ditë që kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e konventës, duke shtuar intensitetin e punës.

Ai thekson se tash janë duke e bërë një lloj platforme të punës që do të miratohet në konventë dhe do të vazhdohet me punën tjetër.

“Konventa nuk do të jetë vetëm konventë e jashtëzakonshme zgjedhore ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, por do të ketë edhe një karakter pune”, ka thënë Musmurati./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.