ARKATANA

Veseli shpreh gatishmërinë për procedimin e marrëveshjes për demarkacionin në Kuvend

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë takim u diskutua për progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane, për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kryeparlamentari Veseli dhe zonja Mogherini kanë diskutuar edhe për çështjen e marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Mobi Casa

Me këtë rast, Kryeparlamentari Veseli ritheksoi qëndrimin e vazhdueshëm të Kuvendit të Kosovës që sapo të vijë marrëveshja e shënjimit të kufirit nga Qeveria, ajo do të procedohet në seancë.

“Qytetarët e Kosovës janë gjeografikisht, politikisht, kulturalisht pjesë Evropës. Prandaj, ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj Bashkimit Evropian si institucione dhe si popull”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli dhe Mogherini kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, Veseli i ka dhënë mbështetje dialogut, duke e vlerësuar si interes të qytetarëve të dy shteteve për normalizim të raporteve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.