FITORJA

Veseli: Shkëmbimi i territoreve nuk është opsion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve gjermane, DPA tha se shpreson që pas tërheqjes së Bundeswherit gjerman nga Kampi më i madh i kësaj ushtrie në Prizren, në këtë qytet do të vijnë investitorë nga firmat gjermane.

“Caku im është që sa më shumë firma gjermane të vijnë në Kosovë dhe sa më pak kosovarë ta lëshojnë vendin. Për neve është e rëndësishme që të hapen vende pune në mënyrë që njerëzit tanë të qëndrojnë në vend“, ka thënë Veseli për Deutsche Presse-Agentur (DPA).

Kampi i deritashëm i Bundeswehrit është mbyllur pas 20 vitesh dhe në vend të tij po hapet Parku i Inovacionit dhe Mësimit Profesional. Gjermania është duke e përkrahur këtë projekt. Veseli ka qëndruar të enjten në Berlin ku mes tjerash është takuar edhe me Presidentin e Bundestagur Wolfgang Schäuble (CDU).

“Ne shpresojmë që investitorët gjermane në Prizren do të shtohen dhe jo vetëm aty por në tërë vendin tonë“, ka deklaruar Veseli.

“Kosova është një vend i vogël por strategjikisht e pozicionuar mirë: vetëm dy orë larg Adriatikut dhe vetëm dy orë gjysmë larg Portit të Selanikut në Greqi“, ka shtuar Veseli, përcjellin mediat.

ARKATANA

Kosova synon “që në Ballkan të jetë vendi më atraktiv për investitorët“, ka thënë ai. “Ekziston programi që investitorëve të huaj t’u jepet në dispozicion toka për shfrytëzim, pa asnjë ngarkesë financiare”.

Ai ka paralajmëruar pokështu heqjen e pengesave burokratike dhe lehtësimet tatimore.

“Zhvillimet në Maqedoni dhe marrëdhëniet me Greqinë fqinje janë të rëndësishme edhe për Kosovën”, ka thënë ai. Kurse Serbinë e ka ftuar që Kosovën ta njeh si shtet të pavarur.

Veseli ka kundërshtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve me fjalët “shkëmbimi i territoreve nuk është opsion“.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.