UBT

Veseli: Shfuqizimi i Speciales në duart e Qeverisë, LDK-ja s’pati pse të dalë nga mbledhja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryesia e Kuvendit tashmë ka çuar në Qeveri Projektligjin për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ky, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli, është një veprim procedural, kur duhet të merreshin parasysh 43 nënshkrimet e deputetëve.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit sot avancoi çështjen e Gjykatës Speciale, kur mendohej se dëshira për të zhbërë atë është zbehur pas thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve që të mos shfuqizohet.

Kryeparlamentari Veseli ka treguar se Kryesia e Kuvendit ka vendosur ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Gjykatës Speciale, duke përmbushur kështu, sipas tij, një obligim ligjor.

“Kemi vepruar në bazë të rregullores, gjithçka që është bërë ka qenë rregull procedurale”, është shprehur ai.

Hidromorava

Ndërsa Veseli para gazetarëve ka komentuar edhe veprimin e Lidhjes Demokratike, që lëshuan mbledhjen pasi nuk u pajtuan me vendimin e pjesës tjetër të kryesisë lidhur me dërgimin e Projektligjit për zhbërjen e Speciales në Qeveri.

“Përndryshe qëndrimet politike tashmë dihen, nuk ka pasur nevojë të dilet nga mbledhja”, tha Veseli.

Ndryshe, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pasi kishte lëshuar mbledhjen, tregoi se qëndrimi i LDK-së për zhbërjen e Speciales dihet, dhe se nuk pajtohen me avancimin e kësaj teme që i bën dëm vendit.

Të dëmshme për vendin, iniciativën për zhbërjen e Speciales e kanë konsideruar ndërkombëtarë, me theks të veçantë Ambasada amerikane që për një muaj çon mesazhe te skena politike që në asnjë mënyrë të mos shfuqizohet Specialja, pasi pasojat do të jenë të mëdha. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.