ARKATANA

Veseli: Ratifikimi i demarkacionit, interes strategjik i popullit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Është interes strategjik i popullit dhe shtetit të Kosovës, që të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi, si një shtet mik dhe së shpejti anëtar i NATO-s. Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli, për Ekonomia Online, pasi komisioni për matjen e territorit doli me raport, e në të cilin u gjet se Kosova me demarkacion nuk humb territor, porse Qakorri mbetet jashtë Kosovës.

Veseli tha se Kosova ka nevojë të përmbush obligimet e veta të cilat i ka si shtet i pavarur dhe sovran, duke bërë thirrje edhe një herë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Kosova ka nevojë të përmbush obligimet e veta të cilat i ka si shtet i pavarur dhe sovran dhe ka nevojë ta shënjojë kufirin e vet në procesin e forcimit të sovranitetit. Momentin kur e ratifikojmë demarkacionin me Malin e Zi, do të kemi vetëm një pjesë të territorit të pa përcaktuar, atë me Serbinë”, tha ai.

FITORJA

Veseli siguroi se me Malin e Zi do të ketë vetëm partneritet dhe fqinjësi të mirë, duke pohuar se asnjëra palë nuk ka pretendime territoriale, por vetëm raporte si dy vende të pavarura dhe sovrane.

“Mali i Zi nuk guxon assesi të rrëshqet në influencën pro serbe dhe presionit i cili po ushtrohet nga carqet proruse. Këtë ne si Kosovë e ndjekim si shqetësim dhe njëkohësisht e sigurojmë Malin e Zi se me Kosovën do të ketë vetëm partneritet dhe fqinjësi të mirë dhe se nuk kemi pretendime territoriale si dy vende të pavarura dhe sovrane”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli këto deklarat i bëri në Tiranë ku qëndroi për vizitë dyditore, më ç’rast u prit nga krerët shtetërorë, por edhe liderë të partive politike./EkonomiaOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.