Uji Dea

BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së.

Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Uji Dea

Kërkesa në fjalë ishte në rend ditë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE më 5 mars, por u hoq papritmas nga rendi i ditës.

Zyrtarët serb e cilësuan këtë si fitore të tyre. /RTK