ARKATANA

Veseli: Qeveria Hoti vazhdimësi e Qeverisë Kurti, të dyja mashtruese e manipuluese

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për Ballkan Talks në Euronews, ka thënë se PDK nuk e përkrah as Qeverinë Kurti e as Qeverinë Hoti. Veseli ka thënë se Kurti ka vënë në pikën më të ulët raportet mes Kosovës e ShBA-së.

Veseli tha se Kosova si shkak i qeverisjes së keqe të Kurtit është në pikën më të ulët të marrëdhënieve me SHBA-të, shkruan lajmi.net.

“LDK dhe VV nuk shkuan sepse ishte në pyetje mashtrimi. Ata ishin një koalicion i mashtrimit dhe e lanë vendin keq në momentet më të rënda të pandemisë. Ata për vite të tëra kishin konstatuar por nuk e kishin mendjen e as qëndrimin politik në ato që deklaronin. Na gjykonin ne, sidomos PDK-në dhe mohonin të gjitha arritjet. Ata manipuluan tepër shumë me qytetarët. Ngritën pritshmëritë se do ta bënin parajsë vendin por dështuan sepse përvec mashtrimit nuk e kishin as gatishmëri, as guxim dhe ky koalicion i shpresës që e quajtën vet ata, përfundoi në një turp. Tash përvec problemeve me pandeminë, po thellohet problem edhe në aspekt ekonomik. Kemi vënë në pikën më të ulët marrëdhëniet me ShBA-të, garantueset e paqes dhe shtetit tonë”, ka thënë Veseli.

Eco Higjiena

Më tutje, ai tha se qeveria Hoti është vazhdimësi e qeverisë Kurti e që të dyja janë mashtrim dhe vazhdimësi e manipulimit.

“Qoftë Qeveria Kurti qoftë qeveria Hoti, është mashtrim, është vazhdimësi e manipulimit që përfundon me dështim. Është dëmtuar shumë Kosova si shtet i pavarur dhe Sovran. E kanë bë hero të humanizmit zëdhënësin e Millosheviqit”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.