HW

Veseli për Srebrenicën: Kjo masakër nuk ishte as fillimi dhe as fundi i krimeve të regjimit të atëhershëm serb

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, sot ka kujtuar përvjetorin e 24-të të masakrës të Srebrenicës, ku tha se është një prej krimeve më mizore në Evropën e pasluftës së dytë botërore.

Veseli në një status të tij në Facebook ka shkruar se kjo masakër nuk ishte as fillimi dhe as fundi i krimeve të regjimit të atëhershëm serb.

United Hospital

Sipas tij, vetëm tre vjet pas Srebrenicës, të njëjtat pamje të mizorisë u shfaqën në fshatrat dhe qytetet e Kosovës, duke theksuar se Serbia do të përgjigjet për gjenocidin në vendin tonë, ashtu siç është përgjigjur për gjenocidin në Srebrenicë.

“Sot, në përvjetorin e 24-të, ne i bashkohemi përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, një prej krimeve më mizore në Evropën e pasluftës së dytë botërore. Kjo masakër nuk ishte as fillimi dhe as fundi i krimeve të regjimit të atëhershëm serb. Vetëm tre vjet pas Srebrenicës, të njëjtat pamje të mizorisë u shfaqën në fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Dhe ndonëse kanë kaluar dekada, drejtësia ende nuk është vendosur, por koha nuk e zhvlerëson krimin dhe as drejtësinë. Serbia do të përgjigjet për gjenocidin në Kosovë, siç është përgjigjur për gjenocidin në Srebrenicë. Kjo është e pashmangshme”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.