Veseli: Nuk guxojmë në asnjë mënyrë t’i prishim raportet me SHBA-të

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar se nuk kanë qëndrime të përbashkëta me opozitën pavarësisht që janë takuar sot në Kryesinë e Kuvendit.
Veseli pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nuk duhet të veprohet emocionalisht, por duhet pasur kujdes në ruajtjen e marrëdhënieve me SHBA-të.

“Sot mbajtëm takimin pas seancës së të premtes për të biseduar për hapat e mëtutjeshëm. E pranojmë se nuk kemi qëndrime të përbashkëta pozitë- opozitë për amendamentin dhe për dhomat e specializuara.

Ne kemi pasur një situatë transparente, ishte atmosferë e rëndë emocionale, por ne duhet të veprojmë karshi interesave të vendit dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë t’i vëmë në pikëpyetje raportet me partnerët si SHBA”, ka thënë Veseli, raporton Indeksonline.

Mobi Casa

Veseli ka thënë se formimi i Speciales i hap perspektivë qytetarëve të Kosovës.

“Po flas për një situatë reale që raporti i Dick Martit me të cilin jo me dëshirë po ballafaqohemi. Duhet të ketë vendim shtetëror që i hapin perspektivë qytetarëve të këtij vendi”.

Veseli ka thënë se kemi komunikim serioz me ndërkombëtarët, por seanca e radhës e Kuvendit për Specialen ende nuk dihet.
“Kemi komunikim serioz me ndërkombëtarët dhe seanca e radhës është të enjten por jo për Gjykatën Speciale”, ka thënë Veseli./Indeksonline/