UBT

Veseli nis betejën për PDK-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, të mërkurën Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Kjo konventë pritet të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit. Për ta marrë “timonin” e partisë, Veseli s’ka kundërkandidat serioz.

Kadri Veseli duket se nuk do të ketë konkurrencë për ta marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit. Veseli tashmë drejton partinë në bazë të statutit, por shpejt pritet të zgjidhet edhe zyrtarisht në krye të PDK-së. Sipas burimeve brenda partisë më të madhe në vend, gjasat maksimale janë që zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli, ta marrë drejtimin e partisë.

FIDANISHTJA

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka thënë për “Zërin” se me statut është e paraparë që në mungesë të kryetarit të partisë, atëherë atë e zëvendëson zëvendëskryetari. “Faktikisht me rastin e zgjedhjes president të Hashim Thaçit në baza statutare këtë funksion e ushtron zëvendëskryetari, i cili është Kadri Veseli si zëvendëskryetar i vetëm”, ka thënë Musmurati.

Pas një takimi, Kryesia e PDK-së ka propozuar që të mërkurën të thirret Këshilli Drejtues i partisë, për të diskutuar dhe për ta caktuar konventën e përgjithshme, ose të jashtëzakonshme, për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, si pasues të Hashim Thaçit, pas 16 vjet udhëheqje të partisë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.