UBT

Veseli nga Mitrovica: Me investitorë të mëdhenj do ta rigjenerojmë industrinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot bashkëqytetarë të tij në Mitrovicë, ku ka thënë se me investime vendore dhe të huaja do t’ia kthejë Mitrovicës reputacionin si motor i zhvillimit të tërë Kosovës.

Veseli ka prezantuar edhe politikën e re fiskale dhe përshkallëzimin e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, me të cilën do t’i stimulojë investitorët.

“Në lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, sot i takova bashkëqytetarët e mi bujarë dhe punëtorë. Me investime të mëdha, vendore dhe të huaja, ne do t’ia kthejmë Mitrovicës reputacionin si motor i zhvillimit të tërë Kosovës.

Mobi Casa

Për të gjitha ata që investojnë në Mitrovicë dhe kudo në Kosovë, ne do të praktikojmë lehtësira të shumta fiskale.

Investitorët vendorë dhe të huaj do t’i stimulojmë edhe përmes përshkallëzimit të Tatimit në të Ardhurat e Korporatave. Në investimet mbi 100 mijë euro, që krijojnë mbi 5 vende të punës, tatimi në të ardhura të korporatës do të jetë 8 për qind. Në ato prej 500 mijë deri në 1 milion euro, që krijojnë mbi 8 vende të punës, tatimi për 10 vjet do të jetë 7 për qind. Në investimet prej 1 milion deri në 3 milionë euro, që krijojnë mbi 20 vende të punës, tatimi do të jetë 6 për qind për 10 vjet. Kurse, në investimet mbi 3 milionë euro, që krijojnë mbi 30 vende të punës, nuk do të ketë fare tatim në të ardhura të korporatës për 10 vjet.

Ne do të tërheqim investitorë të mëdhenj për ta rigjeneruar industrinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.