Veseli nga Kaçaniku: Dekada e Re e zhvillimit ndodh kur PDK-ja do udhëheq me qeverinë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Ai, pas takimit me qytetarë të Kaçanikut, ka thënë se vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë. “Edhe qytetarët e Kaçanikut po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Më shumë zhvillim, me shumë siguri, më shumë perspektivë, barazi, mirëqenie e përkujdesje. Këtë e presin qytetarët nga ne dhe vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë. Vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, ka shkruar ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).