Fundamenti

Veseli nga Berlini: BE duhet ta kuptojë, kosovarëve duhet t’u hiqen vizat sa më shpejt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që është duke qëndruar në Berlin për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare për luftimin e antisemitizmit, ka thënë se Kosova aty është në mesin e 30 shteteve të botë

“Shqiptarët e kanë një traditë të veçantë të tolerancës, veçanërisht në të kaluarën kanë treguar edhe rolin e vet historik. Atëherë kur në shumicën e pjesëve të rruzullit tokësor hebrenjtë janë djegur, shqiptarët kanë qenë ata që i kanë mbrojtur”, ka thënë Veseli në një intervistë për transmetuesin publik.

“Kosova veçohet për tolerancën që e ka – ndërfetare dhe ndëretnike. Kjo do të jetë ajo pjesë për të cilën do të diskutojmë, dhe natyrisht do ta shfrytëzojmë konferencën për avancimin e çështjes sonë, që ka të bëjë me integrimet evroatlantike dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka deklaruar Veseli.

Uji Dea

Në këtë konferencë Kosova do të tregojë se i respekton të drejtat e të gjithë komuniteteve, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Ai ka thënë se ky takim duhet të shërbejë që Kosova të kërkojë mirëkuptim nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.

Qytetarët e Kosovës “duhet të lëvizin sa më shpejt lirshëm, sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të botës”, ka thënë Veseli./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.