GRANDEMALL

Veseli në Washington diskuton mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeparlamentari Kadri Veseli në vazhdën e vizitës në SHBA ka vizituar Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington. Veseli ka thënë se ky institucion mbështet ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

“Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Washington është një nga institucionet që po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Takova në këtë universitet, Vice Admiralin Fritz Roege, të cilin e falënderova për përkrahjen. Me të dhe kolegët e tij diskutuam për mbështetjen në të ardhmen për institucionet tona të sigurisë, në veçanti Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Veseli.

FIDANISHTJA

Ai ka shkruar se është i lumtur që kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje, derisa ka bërë të ditur se ka takuar edhe nënkolonelin e FSK’së Enver Vocën si dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka, të cilët po kryejnë studimet në këtë universitet.

Ky universitet e ka përkrahur edhe më herët Policinë e Kosovës, aty kanë përfunduar studimet strategjike të sigurisë drejtori kundër terrorizmit, Fatos Makolli si dhe drejtori i policisë kufitare, Mentor Shabani./GazetaExpr

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.