Eko Higjiena

Veseli në Llap: Qindra qytetarë i bashkohen PDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës ku qindra banorë të kësaj ane në mënyrë organizuar i janë bashkuar PDK-së në mbështetje të Veselit për kryeministër të ardhshëm.

Kreu i PDK-së, nëpërmjet një statusi në Facebook ka falënderuar banorët e Llapashticës për besimin e dhënë për të ardhmen më të mirë për Kosovën. “Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka thënë Veseli.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

FIDANISHTJA

Falënderoj Llapashticën e Podujevës për mikpritjen e përzemërt dhe tubimin masiv e plot entuziazëm që organizuan gjatë mbrëmjes së sotshme. Djali i njohur i kësaj treve, Nexhmi Muçiqi, si dhe shumë burra, gra, të rinj e të reja i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Vetëm nëpërmjet kësaj lufte do mund t`i japim fund emigrimit të të rinjve tanë duke zhbllokuar mundësitë që ata kërkojnë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.