Eko Higjiena

Veseli: Në Kuvend nuk ka ardhur asnjë peticion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se asnjë peticion nuk ka shkuar zyrtarisht në adresë të institucionit më të lartë legjislativ në vend, të cilit ai i prinë.

E ka garantuar se kur të mbërrijë Kuvendi do ta pranojë, raporton Koha.net.

“Çdo peticion që vjen në Kuvend do ta pranojmë. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë peticion”, ka thënë Veseli para gazetarëve, kur është pyetur në lidhje me nënshkrimet e më shumë se 200 mijë qytetarëve të Kosovës, të mbledhur nga opozita për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

FIDANISHTJA

Të shtunën e 31 tetorit, opozita e bashkuar kishte futur peticionin në Kuvendin e Kosovës, ani pse për këtë kishte hasur paraprakisht në kundërshtimin e sigurimit të Kuvendit të Kosovës. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përdori forcën, duke shtyrë e ofenduar njërin nga pjesëtarët e sigurimit. Fjalë të rënda aty kishte përmendur edhe për kryeministrin Mustafa.

Qeveria ende nuk ka ndonjë qëndrim në lidhje me peticionin e opozitës.

http://koha.net/?id=27&l=83316

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.