Fidanishtja

Profesori amerikan: Me ndërrimin e pushtetit në Serbi, s’pres marrëveshje të shpejtë me Kosovën, procesi mund të zgjasë pesë vjet

Profesori amerikan: Me ndërrimin e pushtetit në Serbi, s’pres marrëveshje të shpejtë me Kosovën, procesi mund të zgjasë pesë vjet

Ndryshimi i pushtetit në Serbi ka rikthyer në vëmendje një çështje që Kosova e ka shmangur prej 13 vjetësh: Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në Prishtinë, qëndrimet mbeten të pandryshuara. Në Bruksel, kërkesa për themelimin e tij vazhdon.

Por, a mund të shndërrohet një detyrim që ka shkaktuar shumë përplasje politike, në mundësi për integrimin europian të Kosovës?

Ecohigjiena

Për këtë çështje ka komentuar për Radion Evropa e Lirë profesori i profesori asociuar i Politikës së Jashtme në Universitetin e Kalifornisë Jugore, Robert English.

Ai u shpreh skeptik që ardhja e Listës Studentore në pushtet në Serbi do ta ndërrojë qasjen e Serbisë ndaj Kosovës dhe për rrjedhojë ai thotë se mund të ketë ngadalësim të procesit të integrimit.

“Kemi parë se të njëjtët studentë që kanë udhëhequr lëvizjen demokratike kanë mbajtur qëndrime të ashpra për çështjen që lidhen me Kosovën edhe para zgjedhjeve. Në disa raste madje edhe më të ashpra se presidenti i deritashëm Aleksandar Vuçiq. Ata e kanë akuzuar atë se e ka lënë pas dore fatin e popullsisë serbe në veri të Kosovës dhe janë zotuar se do t’i mbrojnë serbët dhe të drejtat e tyre. E gjithë kjo lë të kuptohet se procesi i integrimit mund të ngadalësohet”.

English thotë se nuk pret një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë derisa në Beograd të nisë të shkojë situata në drejtimin e duhur.

“Unë parashoh një proces që mund të zgjasë pesë vjet gjatë të cilit Serbia mund të përjetojë një ringjallje të suksesshme të forcave liberale, forcim të demokracisë dhe tregut të lirë, dobësim të lidhjeve, sidomos me Rusinë dhe Kinën, si dhe forcim të marrëdhënieve me pjesën tjetër të Europës. Të gjitha këto zhvillime mund ta çojnë gradualisht situatën në drejtimin e duhur. Por nuk pres një marrëveshje të shpejtë që do t’i kapërcente dallimet mes dy palëve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.