Eko Higjiena

Veseli në Ferizaj: PDK fiton në çdo stinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Ferizaj, në një tubim me qytetarë dhe simpatizantë, ka shpalosur platformën e Fillimit të Ri.
Kryetari Veseli ka thënë se Ferizaji është një qytet që i ka dhënë shumë ekonomisë së Kosovës dhe përkrahja për bizneset e kësaj ane duhet të fuqizohet, për të rritur ekonominë, dhe për të hapur vende të reja të punës.

Ai tha se përveç fokusimit në ekonomi për të rritur prodhimin vendas, si në bujqësi dhe nënsektorë tjerë ekonomikë, Fillimi i Ri ka në prioritet fuqizimin e gruas dhe rinisë në jetën institucionale. Gjithashtu, theksoi se qeverisja e ardhshme do të investojë shumë në reformimin e shëndetësisë për të mos dërguar para jashtë vendit për shërim.

Sa i përket sektorit publik, ai premtoi edhe një herë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës për policët, zjarrfikësit, mjekët, mësimdhënësit e kategori të tjera.

Uji Dea

Fillimi i ri, tha ai, nënkupton zhvillim ekonomik që e forcon Kosovën në të gjitha stinët. Në këtë frymë, ai përveç fitores me 11 qershor, tha se PDK-ja do të fitojë në Ferizaj edhe në vjeshtë në zgjedhjet lokale për kryetarë komunash.

Kosova, tha Veseli ka nevojë për një qeverisje që e do Kosovën, që ruan miqësinë me miqtë e saj, dhe jo për njerëz që nuk bëjnë asgjë apo ata që nuk e njohin shtetin e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.