UBT

Veseli ndjehet keq që shtatë deputetë po përballen me drejtësinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

14 dhjetori do t’i kthejë deputetët në një seancë të radhës plenare, pavarësisht se opozita vazhdon të kundërshtojë mbajtjen e tyre, raporton KTV.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur në orët e pasdites. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka ftuar sërish opozitarët t’i kthehen punës në Kuvend dhe tha se në këto momente asnjë nga deputetët nuk ndjehet mirë që shtatë kolegë të tyre aktualisht po përballen me drejtësinë, por shtoi se askush nuk është mbi ligjin, transmeton Koha.net.

Veseli tregoi se përfaqësuesja e opozitës në Kryesi ka kërkuar që të mos ketë seancë, meqë çështja tashmë ka mbetur te presidentja, por tha se seancat nuk do të ndalen.

ARKATANA

I pyetur nëse tri nga pikat e opozitës mund të jenë të pranueshme nga pushteti për tejkalimin e krizës, Veseli tha se gjithçka mund të tejkalohet vetëm me vullnet.

Në seancën e 14 dhjetorit, pos 25 pikave të tjera, do të jetë në lexim të dytë edhe Buxheti i Republikës për vitin 2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.