UBT

Veseli: Muret i takojnë të së kaluarës, Kosova është e drejtuar kah e ardhmja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas rrëzimit të murit në pjesën veriore të Mitrovicës ka thënë se rrëzimi i murit në Mitrovicë është qëndrim yni se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj.

Sipas tij, ky nuk ishte një veprim për politika ditore, por një përkushtim i palëkundur se Kosova është një dhe si e tillë ofron mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.

FIDANISHTJA

“Muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja”, ka thënë Veseli.

“Qëndrimi im, që nga dita e parë, ka qenë se s’do ta shfrytëzojmë murin për retorika nacionaliste, por se ai do të largohet për shkak të qytetarëve tanë në jug dhe në veri. Rrënimi i murit, në mënyrë krejtësisht të qetë, tregon sa i rëndësishëm është dialogu i brendshëm. Për këtë, jam i lumtur dhe kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe faktori politik që të mos bien pre e asnjë provokimi e as nxitjeje”, ka thënë më tej kryekuvendari Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.