Mobi Casa

Partitë presin interpretimin e Kushtetueses, nesër tentimi i 35-të për zhbllokimin e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me gjithë krizën politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, saga që nisi më 15 prill, asnjë grup parlamentar nuk ka dhënë sinjale ndryshe.

Qëndrimet janë barrikaduar dhe gjuha polarizuese po sforcohet.

Disa flasin për marrëveshje, e disa për pritjen e interpretimit të Kushtetueses për çështjen e ndryshimit të mënyrës së votimit, nga e hapur në të fshehtë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, që po kundërshtohet nga partitë tjera shqiptare për ta udhëhequr legjislativin e ri, vlerësoi se Kushtetuesja po vonohet në nxjerrjen e një vendimi mbi këtë lëndë, ndërsa ish-gjyqtari Kadri Kryeziu pret që një përgjigje të kthehet gjatë javës që vjen.

“Mund të shpresojmë që Gjykata të dalë me një mendim javës tjetër, duke pasë parasysh nëse ka pasë materie për t’u trajtuar”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

“Kështu nuk bëjnë vendet e qytetëruara, deputetët nuk kanë nivel të lartë politik, dhe deputetët nuk e respektojnë Kushtetutën e Kosovës,” ka shtuar ai.

Njohësja e proceseve politike, Fatime Hajdari, thotë se, duke parë që asnjë grup politik nuk i ka numrat për qeveri, deputetët po gabojnë që nuk po marrin pjesë në konstituimin e Kuvendit.

“Mendoj se duhet marrëveshje politike, qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje të reja, pavarësisht qëndrimeve, nuk po kërkohet votë për qeverinë Kurti 3, por për Kuvendin e Kosovës, e të cilët aty duhet të jenë. Tashmë po dihet që asnjë grupim politik nuk i ka votat”, tha ajo.

Tentimi i 35-të për konstituimin e legjislaturës së 9-të do të përsëritet nesër në 10:30./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.