Fundamenti

Veseli me videomesazh për politikanët: Mungesa e unitetit mund të çoj në ndarjen e vendit tonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë me një videomesazh për partitë politike, sa i përket unitetit rreth Dialogut.

Përmes këtij mesazhi, ai ka thënë se mungesa e unitetit rreth dialogut po e dëmton vendin tonë, raporton Indeksonline.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që Kosova t’i humb partnerët ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu.

Ky është mesazhi i tij:

Mobi Casa

Kemi ardhur në një moment kur dallimet tona të brendshme rrezikojnë seriozisht vendin tonë në këtë proces, duke e fuqizuar Serbinë në arenën ndërkombëtare dhe duke e dobësuar Kosovën. Këtë, ne nuk duhet ta lejojmë. Me asnjë çmim, nuk duhet të lejojmë që t’i humbim partnerët tanë ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu. Nuk duhet të lejojmë që agjendat e brendshme ta dominojnë agjendën shtetërore.

Në të kundërtën, mungesa e unitetit dhe kriza potenciale e besimit – e ndan Kosovën më shumë përbrenda sesa rreziku nga jashtë. Prandaj, rreziku i ndarjes përbrenda – rëndon dhe rrezikon ndarjen edhe nga jashtë.

Sot, më shumë se kurrë, duhet të kemi besim në vete dhe në shtetin tonë. Në Dialog me Serbinë shkojmë si shtet i pavarur dhe sovran dhe me integritet territorial të paprekshëm, për njohjen, ulësen në OKB dhe anëtarësim në NATO e BE, për paqe dhe stabilitet, për integrim të komuniteteve, e jo për ndarje, jo për pushtet të tretë, jo për Asociacion me kompetenca ekzekutive./Indeksonline/

https://indeksonline.net/veseli-me-videomesazh-per-politikanet-mungesa-e-unitetit-po-e-demton-vendin-tone/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.