GRANDEMALL

Veseli: Kushtetuta e Kosovës, identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në shënimin e 9-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, ka deklaruar se koncepti dhe emri “kushtetutë” është i lidhur aq shumë me përpjekjet e gjata të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Është dokument themelor i vizionit tonë euro-atlantik”, ka thënë ai.

Veseli, në fjalën e tij, është shprehur se Kushtetuta e Kosovës ngërthen në vete parime prej të cilave asnjëherë nuk do të hiqet dorë, siç janë sovraniteti i popullit, sovraniteti i ligjit, e sovraniteti i individit.

“Të tri këto parime: legjitimiteti demokratik i qeverisjes, sundimi i pakompromis i ligjit, garantimi i plotë i lirive dhe të drejtave të njeriut, formojnë ambientin e domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë”, ka deklaruar ai.

Veseli ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e njeh si model të vetëm ekonomik tregun e lirë dhe ky është vullneti i përbashkët si shtet dhe shoqëri.

Mobi Casa

Më tej, Veseli ka tërhequr vërejtjen se është koha për ta nxjerrë vendin nga pozicioni i vend-numërimit dhe institucionet nga qarku vicioz i grindjeve për poenë politikë.

“Askush në Kosovë nuk do të fitojë nëse dëmtohet shteti, nëse nuk respektohet Kushtetuta, nëse përçmohen simbolet e tij, ose nëse cenohet partneriteti strategjik me botën perëndimore”, ka theksuar ai.

“Është koha, për ta dëshmuar me veprimet tona, parimin e Kushtetutës sonë se interesat e shtetit janë të pacenueshme nga interesat e grupacioneve që vrapojnë pas pushtetit. Pushtetet janë të përkohshme, ndërsa shtetin e kemi bërë që të qëndrojë përgjithmonë në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë sonë”, ka thënë Veseli.

Ai, po ashtu, ka pohuar se ligjet dhe normat kushtetuese, sipas nevojave, mund dhe duhet të ndryshojnë, por fryma demokratike dhe liberale e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është e pandryshueshme, e paprekshme, e pacenueshme./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.