GRANDEMALL

Veseli: Kosova do të dalë fituese në dialog, e kemi me vete Amerikën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur i bindur se do të arrihet konsensusi politik për dialogun me Serbinë.

Veseli e ka ftuar opozitën që t`i tejkalojë interesat partiake, në mënyrë që të bashkuar të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Veseli thekson se nga dialogu me Serbinë, Kosova do të dalë fituese.

“Kosova ka nevojë për konsensus të brendshëm në mënyrë që të dëshmojë seriozitetin e shtetësisë së vet në të njëjtën kohë të dëshmojë sesa të vendosur jemi në sovranitetin tonë, nuk kemi cfarë të frikësohemi nga ky proces aspak”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Veseli ka komentuar nëse marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë e dhimbshme për Kosovën, siç e kanë quajtur presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

“Historia jonë e kaluar është e dhimbshme. Unë besoj shumë se dhimbjet për popullin tonë tani janë pjesë e së kaluarës, sepse ne jeni në anën e miqve, në anën e partnerëve ndërkombëtar. I kemi SHBA-të me vete dhe shtetet e mëdha si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia”, ka thënë kryeparlamentari në një intervistë për RTK-në.

I pari i legjislativit ka thënë se duhet të punohet për paqe e stabilitet në Ballkan dhe Kosova të jetë faktor kyç.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.