FIDANISHTJA

Veseli: Kosova dhe Shqipëria, shembull se si duhet të ndërtohen raportet mes shteteve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, është pritur në një takim të veçantë nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kryeparlamentari Veseli dhe presidenti Nishani kanë biseduar për zhvillimet politike në vendet respektive dhe në mënyrë të veçantë, për fushat e bashkëpunimit midis institucioneve të të dyja shteteve.

Presidenti Nishani ka vlerësuar të arriturat e shtetit të Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat.

ARKATANA

Veseli dhe Nishani kanë vlerësuar se marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës tashmë kanë marrë një shtrirje të gjerë në shumë fusha, por ishte pajtim i përbashkët gjithashtu, se ka ende hapësirë në të cilën ky bashkëpunim do të gjej rritje.

“Kosova dhe Shqipëria janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet midis dy shteteve”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke konfirmuar edhe njëherë perspektivën e përbashkët euro-atlantike të të dyja shteteve, së bashku me shtetet e tjera të rajonit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.