ARKATANA

Veseli: Kombi ynë është krenarë që ndihmoi hebrenjtë në tragjedinë më të rëndë njerëzore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot ditën e Holokaustit, duke kujtuar vdekjen e gjshtë milionë qytetarëve hebrenj.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shqiptarët janë krenarë me shembullin fisnik të kombit tonë, i cili në momentet më të rënda të kësaj tragjedie njerëzore, si pak të tjerë u vendos në anën e drejtë dhe të duhur të historisë, duke ofruar strehë e mikëpritje për hebrenjtë e persekutuar anembanë Evropës.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Sot shënojmë Ditën e Përkujtimit të Holokaustit dhe bëjmë homazh për gjashtë milion fëmijë, pleq, gra e burra hebrenj, si dhe për të gjithë viktimat e tjera të vrarë në mënyrë mizore gjatë Holokaustit. Ne sot jemi krenar me shembullin fisnik të kombit tonë, i cili në momentet më të rënda të kësaj tragjedie njerëzore, si pak të tjerë u vendos në anën e drejtë dhe të duhur të historisë, duke ofruar strehë e mikëpritje për hebrenjtë e persekutuar anembanë Evropës.

Këtë përvjetor e bën edhe më domethënës, fakti që vetëm para pak ditësh, familja Sharri nga Prizreni, u nderua nga shteti i Izraelit dhe Yad Vashem me certifikatën e nderit dhe dekoratën e “Të Drejtëve ndër Kombe” për strehimin dhe shpëtimin e një familje hebreje.

Po ashtu duhet thënë se pak popuj të tjerë mund ti kuptojnë me dhembshuri aq mirë sa ne vuajtjet dhe pasojat e krimeve të përbindshme të kryera ndaj popullit hebre sepse edhe populli shqiptar i ka ende të freskëta në kurriz pasojat e gjenocidit dhe pastrimit etnik. Prandaj, kjo ditë, duhet të shërbejë për të reflektuar mbi tmerret e së kaluarës por edhe për të dënuar, sot e gjithmonë, çdo formë dhune apo urrejtje që bazohet në racizëm, anti-semitizëm apo çdo lloj paragjykimi për përkatësi personale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.