ARKATANA

Veseli: Hajredin Kuçi Zv.kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë, Hoxhaj Ministër i Jashtëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Krerët e partive të koalicionit PDK –LDK Kadri Veseli e Isa Mustafa kanë shpallur emrat e rinj të kabinetit qeveritar në një konferencë të përbashkët për media.
Ata kanë bërë me dije se postin e Zëvendëskryeministrit që e ka mbajtur Hashim Thaçi, do ta trashëgojë Hajredin Kuçi, i cili do të mbetet edhe Ministër i Drejtësisë. Për këtë post ishte përfolur edhe Gani Koci i PDK’së.

Ndërkohë, në konferencë për media Veseli ka bërë me dije se Ministër i Jashtëm do të jetë Enver Hoxhaj – post të cilin e kishte lënë Hashim Thaçi e që për disa muaj e ka ushtruar Petrit Selimi.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, Veseli tha se reformat për të cilat kanë diskutuar kanë të bëjnë në përmirësimin e gjendjes së bizneseve dhe tërheqjes së investitorëve të huaj.

ARKATANA

“Kemi marrë disa vendime të përbashkëta: në rend të parë jemi marrë vesh që të kemi një etapë të re, ndërmarrjen e reformave për ekonomi dhe mundësi të reja për punësim dhe krijimin e një situate më të favorshme në veçanërisht në bizneseve vendore dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, ka thënë Veseli.

“Kemi arritur marrëveshje që të shiheni të gjitha fushat që do të prek kjo reformë që nga sistemi legjislativ, politikat fiskale dhe ligjore dhe ideja e gjetjes së investitorëve të huaj deri në mundësinë e dhënies së zona të lira ekonomike, për bizneset e huaja që kanë për qëllim prodhimin në Kosovë dhe eksportimin e mallrave të tyre jashtë”,ka thënë më tutje ai./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.