FITORJA

Veseli e Mogherini në takim për vizat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, është pritur sot pasdite në një takim të posaçëm nga Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Veseli dhe Mogherini diskutuan për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës, me theks të veçantë zbatimin e MSA-së dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave dhe tani pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian dhe votimit në Parlamentin Evropian, pret vendimmarrje pozitive brenda këtij viti nga ana e Këshillit të Ministrave të BE-së.

UBT

Ai vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në BE është objektiv nacional i Kosovës dhe përbën konsensusin politik të të gjithë spektrit politik në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli falënderoi znj. Mogherini për përkrahjen e vazhdueshme që ajo i ka dhënë perspektivës evropiane të Kosovës, zhvillimit të demokracisë dhe forcimit të bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.

Në këtë takim, kryetari i Kuvendit konfirmoi qëndrimin institucional të Kosovës për të zgjidhur me dialog çështjet e hapura me të gjithë fqinjët e saj, në mënyrë të veçantë me Serbinë, ndërsa shfaqi bindjen se dialogu midis dy shteteve do të përmbyllet me njohjen reciproke të tyre. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, nga ana e saj, theksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur Kosovën në rrugën evropiane të saj, forcimin e kapaciteteve të brendshme dhe për të lehtësuar dialogun me fqinjët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.