FIDANISHTJA

Veseli: Beteja e Koshares shembi përgjithmonë kufirin e dhunshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka kujtuar betejën e Koshares, e cila para 19 vjetëve arriti të shemb kufirin e dhunshëm ndërmjet shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka shkruar se “19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë”.

Uji Dea

Statusi i plotë i Veselit:

Sot nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të “Brigadës 138 Agim Ramadani”. 19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë. Në ato ditë të lavdishme, “Brigada 138 Agim Ramadani” kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë. Për dy muaj rresht, betejë pas beteje, nga të gjitha trevat shqiptare, ranë qindra luftëtarë të lirisë. Qindra të tjerë morën plagë, e shumë humbën gjymtyrët e trupit. Por, ëndrrën e Kosovës e bënë realitet. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.