UBT

Veseli: Ballkani vatër e luftës, kemi nevojë për pajtim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit i cili po mbahet nën patronatin e tij.Ai ka shprehur kënaqësinë para të pranishmeve që Kosova është nikoqir i këtij takimi. Veseli ka deklaruar se “vetëm duke ju falënderuar juve, shteti i Kosovës po qëndron në këmbë të veta”, transmeton lajmi.net

“Me këto takime duhet të tregojmë besim në njëri-tjetrin. Është demokracia që na mundëson të tejkalojmë dallimet tona. Por për të arritur këtu, nuk ka qenë e lehtë. Ballkani ishte vatër lufte për një kohë të gjatë”, është shprehur Veseli.

Eco Higjiena

Ai shtoi se popujt në Ballkan kanë qenë para mundësisë së zhdukjes, por siç është shprehur ai, më i fortë ka qenë përkushtimi ndaj lirisë sesa ndaj dhunës.

“Besojmë në drejtësi dhe që nuk jemi të vetmuar. Kryesorja është të kemi pajtim, dhe ne jemi këtu që t’u tregojmë fqinjëve se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe me ndihmën e miqve sikurse ju, ne mund të bëhemi ambasador të pajtimit”, ka thënë Veseli. /lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.