UBT

Vesa rikthehet me Big Bastën

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Këngëtarja nga Prishtina, Vesa Luma, i është rikthyer angazhimeve muzikore, pasi ka mbaruar spektakli X Factor Albani, ku ajo u paraqit në rolin e një anëtareje jurie që mbështet talentet e reja.

Pas suksesit të duetit me Big Bastën, këtë dyshe do e dëgjojmë në një tjetër këngë, të titulluar ”Power”.
”Duke dëgjuar disa nga këngët e albumit të Big Basta që del javës tjetër…Çdo detaj në vend të vetë, shumë profesional dhe me shumë hite. Një ndër to është edhe kënga ”POWER” në të cilën unë jam e ftuar të këndoj një pjesë të saj,” ka shënuar Vesa në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Uji Dea

Vesa Luma së fundmi mori pjesë në Video Festin Muzikor, ku u shpërblye me çmimin Best RnB për këngën “Boom” në bashkëpunim me Big Bastën./Indeksonline/