RCCOLA

Vërshimet në Viti dëmtojnë mbi 500 hektar tokë bujqësore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur rreth vërshimeve të e ditëve të fundit duke përmendur angazhimet e komunës së Vitisë për të minimizuar dëmet nga vërshimet. Aliu ka thënë se lumi “Morava” ka dëmtuar rreth 500 hektar tokë bujqësore.

“Shtrati i lumit “Morava” vërshoj mbi 500 hektarë tokë bujqësore, si dhe përveç kësaj kemi pasur edhe dëme në ekonomi familjare, gjithashtu ju njoftoj se dje kemi formuar një komision për vlerësimin e dëmeve i cili së shpejti do të del me një raport lidhur me dëmet e shkaktuara”. Kështu është shprehur Hasan Aliu në një konferencë për medie këtë të mërkure raporton rajonipress.

Aliu tha se nga kjo që përjetuam këtyre ditëve, ne kemi bërë përpjekje që të jemi pranë qytetarëve tanë dhe atë në mundësitë që edhe kemi. “Kemi bërë evakuimin e disa familjeve në fshatin Budrikë të cilët ishin të rrezikuar, kemi qenë të mobilizuar duke filluar nga Institucionet Komunale, zjarrfikësve dhe Kryqit të Kuq të Vitisë” u shpreh Aliu.

RCCOLA

Ai tha se komuna gjatë këtyre ditëve ka bërë disa intervenime për hapjen e kanaleve të mbyllura dhe atë në disa fshatra dhe këtë sipas tij me qëllim që të zvogëlohen dëmet nga vërshimet.

Aliu tha se Komuna është duke bërë përpjekje që të bëjë një zgjidhje afatgjatë rreth vërshimeve që shkaktohen si pasoj e daljes së ujit nga shtrati i lumit “Morava” , por për këtë sipas tij duhet të gjenden donatorë pasi që ky projekt kapital ka një kosto të lartë financiare. /rajonipress/