Uji Dea

Vërshimet në Kamenicë shkaktojnë 631 mijë euro dëme në kulturat bujqësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vërshimet e fundit që shkaktuan shirat në fshatrat e Kamenicës sipas një vlerësimi që ka bërë një komision komunal i këtij qyteti dëmet arrijnë në 631 mijë euro derisa janë dëmtuar rreth 72 hektar tokë bujqësore. Faton Biqkaj tha se ky raport i është dorëzuar Ministrisë së Infrastrukturës, Bujqësisë, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe zyrës së kryeministrit. Edhe Begzad Sinani shpreson që ndihma e organeve qeveritare për bujqit e Kamenicës nuk do të mungojë.

Tri komisione të përbashkëta ai i bujqësisë, mbrojtjes dhe emergjencës dhe urbanizmit që janë caktuar nga kreu i komunës Begzad Sinani për të vlerësuar dëmet në fshatrat e kësaj komune pas shirave dhe vërshimeve të fundit kanë bërë një raport të vlerësimit të dëmeve që kapin shifrën e 631 mijë eurove duke dëmtuar hiq më pak se 72 hektar tokë bujqësore, raporton rajonipress.

Begzad Sinani kryetar i Komunës së Kamenicës tha për rajonipress se kjo gjendje e rëndë është menaxhuar drejtë dhe me efikasitet nga organet komunale dhe është intervenuar gjithashtu me kohë në ato vende ku është kërkuar nevoja dhe ndihma nga banorët e rrezikuar. “Unë shpresoj që ministrisë përkatëse do t`i përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë për të kompensuar fermerët e vyeshëm të Kamenicës të cilët edhe mbajnë familjet e tyre nga tokat që tashmë i ka vërshuar uji” tha Sinani.

KKVITI

Kurse, Faton Biqkaj zëdhënës i Komunës së Kamenicës tha për rajonipress se kjo shifër e madhe e dëmeve është e papërballueshme për buxhetin komunal dhe menjëherë pas kompletimit të raportit nga ana e komisionit, u jemi drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, asaj të Bujqësisë, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe vet zyrës së kryeministrit në mënyrë që me intervenimet e tyre të zbutet gjendja e rënduar në fshatrat e Kamenicës tha Biqkaj.

Biqkaj tha se fshatrat që më së shumti janë prekur nga vërshimet janë : Krileva, Strezoci, Koretini, Hogoshti, Muqiverci, Rogana, Kopernica, Desivojca, Shipashnica, dhe Topanica dhe fshatra tjera./rajonipress/