Mobi Casa

Verona e do Berishën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Etrit Berisha mund të largohet nga Lazio gjatë janarit. Portieri kosovar nuk po gjen hapësira tek “Biancocelesti”, pasi portier titulluar është Federico Marchetti, prandaj përfaqësuesi shqiptar po e shqyrton mundësinë që gjysmën e sezonit të dytë ta kalojë në një skuadër tjetër, shkruan Zëri.

Sipas mediave italiane, interesim për portierin prishtinas ka shfaqur skuadra tjetër nga Serie A, Verona. Edhe pse është portieri i dytë, Lazio e konsideron Berishën mjaft të rëndësishëm për skuadrën dhe për këtë, dëshiron ta mbajë, transmeton Zëri.

Fundamenti

Berisha ka shfaqur gjithmonë siguri në portën labiale, por me rikthimin e Marchettit, ai e ka humbur vendin e titullarit, megjithëse është një portier i rëndësishëm edhe për rolin e trajnerit Pioli.

Lazio duket e vendosur për ta mbajtur Berishën, edhe pse ai nuk po luan rregullisht. Ai ishte transferuar në Itali nga Kalmari. /Zëri/