Fundamenti

Veri-koreanët po shndërrohen në kanibalë?

/ 4 minuta lexim

Rrëfime rrëqethëse po arrijnë nga shteti i izoluar dhe i zhytur në uri, Koreja e Veriut, të cilat sugjerojnë se veri-koreanët po shndërrohen në kanibalë. Ka pasur raporte për atë se si një mashkull ka nxjerrë nga varri kufomat e nipërve të tij për ti ngrënë dhe për një mashkull tjetër, i cili ka zier fëmijën e tij dhe më pas ja ka ngrënë mishin. Detajet e këtyre incidenteve u raportuan nga agjencia Asia Press dhe u publikuan në gazetën Sunday Times.

Raportet nga shteti i izoluar dhe i zhytur në uri, Koreja e Veriut, sugjerojnë se një mashkull është ekzekutuar, pasi që kishte vrarë dy fëmijët e tij për ti ngrënë.

Raportet shokuese sugjerojnë se veri-koreanët po shndërrohen në kanibalë. Ka pasur raporte për atë se si një mashkull ka nxjerrë nga varri kufomat e nipërve të tij për ti ngrënë dhe për një mashkull tjetër, i cili ka zier fëmijën e tij dhe më pas ja ka ngrënë mishin.

Detajet e këtyre incidenteve u raportuan nga Asia Press dhe u publikuan në gazetën Sunday Times.

Në këto raporte theksohet se si pasojë e urisë, e cila po fshehët nga autoritetet, në provincat Hvangheu Verior dhe Jugor kanë vdekur mbi 10 mijë njerëz dhe se ekziston frika se kanibalizmi është një dukuri e cila po përhapet në gjithë vendin.

Raportet pasuan pas ashpërsimit të sanksioneve kundër Phenianit, për shkak të testeve raketore të zhvilluara në të kaluarën nga ky vend.

Tmerri në fjalë u dokumentua nga Asia Press, një agjenci me seli në Osaka, Japoni, agjenci kjo e cila thotë se ka rekrutuar një rrjet të “qytetarëve gazetarë” brenda Koresë së Veriut. Raportet e agjencisë konsiderohen si të besueshme.

Në bazë të intervistave të bëra, agjencia erdhi në përfundim se me gjasë mbi 10 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e urisë në provincat e Hvanghesë Jugore dhe Veriore, në jug të kryeqytetit Phenian.

Koreja e Veriut as nuk ka konfirmuar, e as nuk ka mohuar këtë raport.

Mobi Casa

Një informant, i cili jeton në Hvanghenë Jugore, deklaroi: ”Në fshatin tim, në maj, një person i cili vrau dy fëmijët e tij dhe u përpoq që ti ha, është ekzekutuar. Përderisa bashkëshortja e tij nuk ishte në shtëpi, ai vrau vajzën e tij, e më pas vrau edhe djalin, pasi që ai kishte parë vrasjen e motrës së tij. Kur bashkëshortja e tij u kthye në shtëpi, ai i ofroi asaj mish, duke i thënë, ‘Kemi ushqim’. Bashkëshortja e tij, tek e cila lindi menjëherë dyshimi, njoftoi ministrinë për Siguri Publike, e cila zbuloi pjesë të trupave të fëmijëve”.

Gazetari i Asia Press, Jiro Ishimaru, theksoi se në veçanti shokuese ishin dëshmitë e shumta në lidhje me kanibalizmin në Korenë e Veriut

Një qytetar tjetër gazetar, Gu Gvang Ho, në dëshminë e tij kishte rrëfyer:”Kemi pasur një incident, kur një mashkull u arrestua, pasi që kishte hapur varrin e nipave të tij, për të ngrënë mbetjet”.

Një zyrtar i mesëm në radhët e Partisë së Punëtorëve, e cila është në pushtet në Korenë e Veriut, kishte rrëfyer: ”Në një fshat, në qarkun Chingdan, një mashkull, i cili ishte çmendur për shkak të urisë, vrau fëmijën e tij, e ziu atë dhe e hëngri mishin e tij”.

Në rezolutën e re të OKB-së, të miratuar javën e kaluar, u vazhduan sanksionet imponuar Koresë së Veriut, të cilat u vendosen pasi që Pheniani zhvilloi teste bërthamore, në vitet 2006 dhe 2009.

Thellimi aktual i tendosjeve dhe vazhdimi i sanksioneve pasoi pas vendimit të Phenianit për të lëvizur më tutje planin për shkrepjen e një rakete me rreze të gjatë veprimi, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, duke insistuar se ishte ky një mision paqëso, për të vendosur një satelit në orbitë.

Përkundër insistimit të Phenianit se testi ishte paqësor, pjesa tjetër e botës e cilësoi atë si test të ndaluar të një rakete me rreze të gjatë veprimi.

SHBA-ja, e mbështetur nga Japonia dhe Koreja e Jugut, sponzorojë rezolutën më të re të OKB-së.

Javën e kaluar Pheniani sërish ashpërsoi retorikën në lidhje me sanksionet, duke u kërcënuar se do të hyjë në luftë me fqinjin e vet jugor, Korenë e Jugut. (The Independent)